Account Manager B2B ne Gjuhen Greke per Shitjen e Makinave Online
Tech Stack
Job Description, Responsibilities & Requirements
About the Position
Account Manager B2B ne Gjuhen Greke per Shitjen e Makinave Online
Tirana, Albania
Company Description
AUTO1.com është tregu kryesor online i Evropës B2B për blerjen dhe shitjen e makinave të përdorura.
Tregtarët tanë partnerë, në mbi 30 vende, mund të blejnë vetura nga portali ynë, në mënyrë ankandi ose blini tani, në siguri të plotë, duke u mbështetur në mbi 30,000 modele të certifikuara dhe gjithmonë të disponueshme.
AUTO1.com është pjesë e AUTO1 Group, platforma kryesore evropiane e tregtimit të makinave.
Your New Role
AUTO1 Group është në kërkim të një Agjenti/e Shitjesh Telefonike në gjuhën greke, energjik/e dhe të orientuar drejt rezultateve, për t'iu bashkuar ekipit tonë komercial.
Në këtë rol do të jesh pjesë e një ekipi dinamik, ku do të ndërtosh marrëdhënie të forta me partnerët tanë, do të identifikosh mundësi të reja biznesi dhe do të kontribuosh në zhvillimin e bashkëpunimeve afatgjata në tregun grek. Në të njëjtën kohë, do të shërbesh si pika kryesore e kontaktit ndërmjet AUTO1 dhe partnerëve tanë.
Responsibilities
- Promovimi dhe shitja e automjeteve përmes komunikimit telefonik.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe partnerët në tregun grek.
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit.
- Ndërtimi i bashkëpunimeve të qëndrueshme dhe afatgjata me partnerët.
- Ofrimi i një eksperience profesionale dhe cilësore gjatë gjithë procesit të shitjes.
- Arritja e objektivave individuale dhe të ekipit.
Requirements
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës greke (të folur dhe të shkruar).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh.
- Eksperiencë në shitje, preferohet në shitje telefonike ose në shërbim ndaj klientit.
- Orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar me objektiva.
- Interes ose pasion për industrinë automobilistike.
- Aftësi organizative dhe frymë bashkëpunimi.
We Offer
- Kontratë pune në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar.
- Orar pune Full-Time, nga e hëna në të premte, 09:00–18:00 (fundjava pushim).
- Bonus i garantuar gjatë 3 muajve të parë, pavarësisht performancës.
- Skemë bonusi bazuar në performancë.
- Trajnim i vazhdueshëm dhe mundësi reale për zhvillim profesional.
- Ambient pune modern, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi për të ndërtuar karrierë brenda një kompanie ndërkombëtare në rritje.
Apply Now!
Complete your job application by uploading your CV at the top of this application form. You can upload additional attachments, such as a cover letter or portfolio at the bottom.
Contact Information
Vendi i punes: Rruga Dritan Hoxha – Kompleksi e-88, Laprake, Tirana
Kontakt:
+355675039121
Email: [email protected]
AUTO 1 informon kandidatet se të dhënat personale të mbledhura përmes portalit të internetit për pozicione të lira pune ose të dërguara prej tyre elektronikisht nëpërmjet CV, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar”; AUTO 1 do të ruaj në mënyrë konfidenciale dhe nuk do te tranferoje CV e kandidateve qe aplikojne per pozicione te lira tek ndonjë pale e tretë ose të përdorë për ndonjë qëllim tjetër përveç atij te rekrutimit. Të dhënat personale qe përpunohen nga AUTO 1 për kategorine e kandidateve për pozicione të lira të punes do të përpunohen vetem për qellimin e përzgjedhjes së punëmarrësve. Maksimumi i ruajtjes së këtyre CV është 5 ditë nga data e marrjes së mail me CV përkatës pranë AUTO1.